Një zyrtar policor është arrestuar të shtunën në Gjakovë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “kanosje”.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është përfshirë në një rast të kanosjes sa ishte jashtë detyrës zyrtare.
Ai është ndaluar për 48-orë.
“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kanosje’”, thuhet në njoftim.
Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.