Kronikë

Ndalohet një polic në Gjakovë, dy tjerë hetohen në procedurë të rregullt

Inspektorati Policor i Kosovës IPK

Inspektorati Policor i Kosovës

Foto: Driton Paçarada

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një zyrtar policor në rajonin e Gjakovës nën dyshimin për veprën penale “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. 

Po ashtu dy zyrtarë tjerë policorë po hetohen në procedurë të rregullt nën dyshimin për “zbulim të fshehtësisë zyrtare”. 

IPK-ja, ka njoftuar, se ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë në rast. 
 

 


Intervistohen katër policë në Gjakovë, dyshohen për dy vepra penale

Katër policë janë intervistuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë të mërkurën nën dyshimin se janë të përfshirë në dy vepra penale: “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Lajmi u konfirmua nga Inspektorati Policor që ka njoftuar po ashtu se në mëngjes ka kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar disa prova materiale.

“Deri në këtë fazë të hetimit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër (4) zyrtarë policorë të dyshuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjor. Nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore Gjakovë pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera procedurale në përputhje me mandatin ligjor dhe autorizimet përkatëse. Pasi që veprimet hetimore janë akoma duke u ndërmarrë, për masat dhe veprimet tjera që do të ndërmerren mediet do të njoftohen më vonë”, thuhet në njoftim.