Kronikë

Inspektorati rekomandon suspendimin e zyrtares policore të dyshuar për kanosje

policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë me dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Sipas njoftimit nga IPK-ja, informacionet e para për rastin ishin pranuar nga ankuesi përmes telefonit e më pas ai i ka përshkruar rrethanat e rastit.

“Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit. Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit. Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftim.

Në koordinim me Prokurorinë janë ndërmarrë veprimet hetimore. Rasti pritet të trajtohet në procedurë të rregullt.

IPK-ja ka thënë se pret që të ndërmerren edhe veprime tjera hetimore për ndriçimin e rastit.