Kronikë

Iniciohet rast për heqjen e shiritit të punimeve nga dy persona në veri

Policia

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar rast në Mitrovicë të Veriut pasi dy të dyshuar i kishin hequr shiritat për ndërprerjen e punimeve, që inspektorët i kishin vendosur kur kishin nisur punën.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor, e ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “heqja apo dëmtim i vulave zyrtare ose i shenjave”.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kishin larguar shiritin për ndërprerjen e punimeve që i kishin vendosur inspektorët dhe kishin filluar punën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.