Kronikë

Identifikohen pesë të mitur që vodhën disa biçikleta në Junik

Biçikleta

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar pesë të mitur të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur më 25 maj në një objekt në Junik. 

Ata dyshohet se kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse. “Më datë 25.05.2024 ka ndodhur një vjedhje në një objekt, ku të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës”, thuhet në raportin 24-oërsh të Policisë. 

Të miturit thuhet se janë intervistuar në prani të avokatëve dhe prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar. 

“Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve. Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.