Kronikë

Ia ofroi policit në kufi 5 euro “për një kafe”, arrestohet

Ryshfet

Një shofer autobusi është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë për dhënie të ryshfetit.

Policia ka thënë se i dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ia ka ofruar 5 euro një zyrtari “për një kafe” të premten.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.