Kronikë

I vjen pakoja me marihuanë me postë, arrestohet i dyshuari

marihuane

Ilustrim

Një person është arrestuar për posedim të substancave narkotike. 

Përmes postës të dyshuarit i kishte ardhur një pako me marihuanë. Dogana e ka lajmëruar Policinë e cila më pas ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar. 

Policia ka gjetur në lokalin e të dyshuarit disa gramë marihuanë dhe gjësende të tjera. 

“Policia ka pranuar njoftimin nga dogana se në aeroport përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike. Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të  cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të narkotikëve një thikë etj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.