Kronikë

I vihet zjarri një veture në Prishtinë e një tjetre në Fushë-Kosovë

zjarr-veturë

Foto: Ilustrim

Dy veturave dyshohet se u është vënë zjarri në 24 orët e fundit në Kosovës. 

Sipas raportit 24-orësh të Policës, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, në orët e para të së dielës. 

“Është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së ankueses femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim. 

Ndërkohë që rasti tjetër ka ndodhur në Fushë-Kosovë, po ashtu në orët e para të së dielës. 

“Është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së ankuesit mashkull kosovar.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.