Njësiti për Reagim të Shpejtë i Policisë së Kosovës ka kontrolluar një shtëpi në Mazgit të Obiliqit të enjten.
Aty ky njësit ka sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.
Një i dyshuar është arrestuar dhe është hapur rast për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.