Kronikë

I premtoi një gruaje ndihmë për patentë shofer, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Arrestim

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin për pranim të ryshfetit në sektor privat. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari në cilësinë e qytetarit ka pranuar ryshfet duke i premtuar viktimës që do t’i ndihmojë për marrjen e patentë shoferit.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë pas aplikimit të masave të veçanta ka arritur të sigurojë prova relevante se i dyshuari ka kryer vepër penale.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.