Kronikë

I mituri ther me thikë një të mitur tjetër në Gjilan

Therje Thike

Foto - Ilustrim: KOHA

Një i mitur është therur me thikë një i mitur tjetër në Gjilan. 

Therja ka ndodhur të enjten në pas një përleshjeje, ku sipas raportit 24-orësh të Policisë ishin përfshirë tre të mitur. 

Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. 

“Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, ku njëri nga të dyshuarit e kishte therur me mjet të ftohtë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.