Kronikë

I mituri në Ferizaj në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë nga tre të panjohur

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale mes personave të përfshirë. 

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10. 

Nuk ka ende asnjë të arrestuar lidhur me rastin. 

Në konsultim me prokurorin, thuhet se është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar.