Kronikë

I ekspozoi në rrjete sociale, të dyshuarit në Obiliq i sekuestrohen armët

Armë pa leje

Dy armë zjarri dhe municion janë sekuestruar të enjten në Breznicë të Obiliqit.

Policia ka njoftuar se armët i janë sekuestruar të dyshuarit që i ka ekspozuar në rrjete sociale. 

“Sot rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.