Kronikë

I dogji njehsorët e rrymës, arrestohet

Arrestim foto ilustrim

Foto ilustrim

Një person u arrestua të enjten në Fushë-Kosovë për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. 

Policia ka njoftuar se ai i ka djegur njehsorët e rrymës elektrike. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se i ka djegur njehsorët e rrymës elektrike. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.