Kronikë

I dha 50 euro ryshfet policit, arrestohet shtetasja e Shqipërisë në Vërmicë

Ilustrim

Ilustrim

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është arrestuar të enjten një shtetase e Shqipërisë. 

Policia ka thënë se ajo i ka dhënë ryshfet zyrtarit policor aty. 

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve në Pikën e Kalimit Kufitar, i ka dhënë 50 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.