Kronikë

Humb jetën një turiste kroate në Majën e Jezercës

Maja e Jezercës

Trupi i pajetë i një turite kroate është nxjerr të shtunën nga Maja e Jezercës, pasi dyshohet të ketë rrëshqitur nga lartësia.

Trupi i 43-vjeçares u nxor pas disa orësh pasi kishte rëndë dhe është transportuar drejt morgut me helikopter.

Ndërkohë, të bllokuar kanë mbetur ende turistë të tjerë. Nuk dihet saktësisht nga shtetas janë aksidentuar, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes vijojnë punë për shpëtimin e tyre.

Grupi i aplinistëve kroat ishin ngjitur nga Malit të Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë. /Top Channel