Një kamerë ilegale është kapur në Komunën e Leposaviqit të martën, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicë-Veri, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se ajo ishte vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa është larguar të hënën.
VIDEO:
S’ka persona të arrestuar për këtë rast.
“Dje në Leposaviq Policia ka larguar një kamerë e cila e monitoronte pjesën publike respektivisht magjistralen Mitrovicë-Leposaviq. Pas konsultimit me Prokuror sot është hap rast ‘incizim i paautorizuar’. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa kjo është kamera e tretë e maskuar e larguar që monitoronte vendet publike”, ka konfirmuar Elshani.
Dy kamera të tjera ilegale janë kapur në 2024-n.