Kronikë

Hidhet një predhë brenda një shtëpie në veri

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” që thuhet se ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. 

Sipas Policisë “një predhë e armës ka depërtuar brenda një shtëpie”. 

“Është raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Përveç dëmeve të vogla materiale thuhet se nuk ka të lënduar. Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.