Gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Ujmanit, Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin-Potokut, ku ka identifikuar dhe intervistuar një person.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se gjatë bastisjes mes të tjerash është gjetur një veturë dhe tri radiolidhje që janë sekuestruar.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin e shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin-Potokut. Gjatë bastisjes, Policia ka hasur dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa Policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.