Në Polici është iniciuar rast për fotografim dhe incizim të paautorizuar.
Më 2 tetor është raportuar për një dron që po operonte mbi një lagje në Prishtinë.
Policia ka intervistuar dy të dyshuar dhe ka sekuestruar dronin.
“Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni”, thuhet në raportin e PK-së.