Një rast i rëndë i dhunës ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës javën e kaluar. Një grua ushtron dhunë fizike ndaj burrit i cili ishte i shtrirë në spital.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si gruaja godet disa herë me shuplakë burrin pasi nuk mund të ngrihet në këmbë. Ajo shihet teksa i shkakton gjakosje në fytyrë.
Rastin për KOHËN e kanë konfirmuar edhe nga Spitali, edhe nga Policia.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur më 14 janar, rreth orës 03:00.
Sipas Policisë, viktima ishte pjesërisht i palëvizshëm. Rasti ka ndodhur në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Gjakovës.
“Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu prezent ka qene dhe punëtori qendrës sociale”, ka thënë ai.
E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, teksa për shkak të gjendjes së saj mendore, ajo është hospitalizuar në repartin e Pisikiatrisë, nën shoqërimin e zyrtarëve policorë.
Drejtori i Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, Ardian Jusufi i tha KOHËS se rasti në fjalë është proceduar sipas rregullave, duke mos dashur ta komentojë më tej.
Llogaria në Facebook, Dafina Offical, që e ka postuar videon është ankuar për moskujdes të stafit shëndetësor.
KUJDES, PAMJE TË RËNDA!