Kronikë

Gruaja raporton se vajza e saj është dhunuar

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj është dhunuar.

Policia ka nisur hetim për rastin, e vajza është dërguar në ekzaminim mjekësor.

“Kaçanik-Ferizaj / 01.05.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.