Kronikë

Gruaja nga Kosova vret burrin e më pas veten në SHBA

Florida

Autoritetet amerikane kanë arritur të zbulojnë vdekjen e një çifti nga Kosova në orët e para të së mërkurës në një ndërtesë luksoze në Florida.

Sipas policisë amerikane, gruaja e ka vrarë burrin e më pas edhe veten.

Siç raporton “NBC Miami”, përmes hetimeve është konstatuar se gruaja 27-vjeçare ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin 34-vjeçar para se t'i merrte jetën edhe vetes.

“Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, ka thënë policia në një njoftim për media të premten.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në të shtënat fatale.