Kronikë

Gruaja në Klinë raporton se u rrah nga burri dhe kunati në Gjermani, të dyshuarit lirohen

arresohet

Një grua në Klinë ka raportuar se bashkëshorti dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë në kohën sa ishin në Gjermani.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, rasti ishte raportuar të ketë ndodhur më 7 dhjetor. Të hënën të dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Viktima është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti është në procedurë hetimore.

Është iniciuar si rast për “dhunë në familje”.