Kronikë

Gruaja në Fushë-Kosovë lëndohet si pasojë e defektit në ashensor

Ashensor

Foto: Ilustrim

Një grua në Fushë-Kosovë ka marrë lëndime si pasojë e një defekti në ashensor. 

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës gruaja është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa është arrestuar një person nën dyshimin për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. 

“Fushë-Kosovë / 03.09.2024 - 17:34. Është raportuar se si pasojë e një defekti në ashensor, viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.