Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se dy persona të maskuar, kanë kryer grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan.
Rasti ka ndodhur në fshatin Llugaxhi, derisa ankuesi ka deklaruar në polici se të dyshuarit i kanë grabitur para.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.