Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se një person dyshohet se ka grabitur një shumë parash.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së enjtes në rrugën “Robert Doll”.
“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, ka thënë ajo.
Policia po kryen veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.