Kronikë

Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë

grabitje

Mëngjesin e së mërkurës ka ndodhur një grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë.

Një person është paraqitur në Polici dhe ka raportuar se nën kërcënimin e armës i janë vjedhur para.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur  në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë Kosovë, (dyshohet të ketë ndodhë rreth orës 06:30), ku ankuesit me forcë nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e parave. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka njoftuar PK.