Kronikë

Grabitet një shtëpi në Graçanicë, u vodhën 20 mijë euro

hajn

Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Llapnasellë të Graçanicës. 

Një person ka raportuar se nga shtëpia e tij i kanë vjedhur 20,000 euro dhe një revole. 

“Ankuesi mashkull  kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 20.000 euro para kesh dhe një revole me leje të llojit. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.