Kronikë

Goditet me veturë një këmbësor në Prishtinë

Policia

Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur në Prishtinë nga një veturë pasditen e së martës. 

Policia ka thënë se këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital. 

“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën se në rrugën "Ilir Konushevci" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësor)”, ka njoftuar Policia. 

Policia ka njoftuar edhe për një aksident tjetër që ka ndodhur më herët të martën në rrugën “Afrim Zhitia” në kryeqytet. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë dhe janë lënduar dy persona.