Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit për pesë të dyshuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, ka thënë Gashi.
Fëmija dyshohet se ishte dhunuar në fund të gushtit nga pesë persona për shtatë orë. Dy prej tyre ishin të moshës së rritur. Më vonë, u ngritën dyshime se ajo ishte dhunuar dhe trafikuar edhe gjatë muajit qershor.