Një vrasje në tentativë ka ndodhur pasditen e së premtes në Prishtinë.
Një person ka lajmëruar Policinë se derisa po hynte në shtëpi me vëllain, dikush ka shtënë me armë drejt tyre.
Policia nga kamerat ka parë se të dyja palët kanë gjuajtur karshi njëra-tjetrës.
Nuk dihet motivi, ndërsa dy të dyshuar gjenden në arrati.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllain e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me veturë prej vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë”, thuhet në raportin e PK-së.