Kronikë

Gjendja e të lënduarit në Prizren e rëndë, dërgohet në sallën operative

qkuk

Foto: Ilustrim

Gjendja e njërit nga të lënduarit në Prizren është shumë e rëndë. Ai është dërguar në sallën operative, ka njoftuar për KOHËN mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku. 

Dy persona u lënduan të martën mbrëma nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një pikë shitjeje në Prizren. Një nga të lënduarit është trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe është liruar, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK. 

Zjarri dëmtoi edhe disa vetura të parkuara në afërsi dhe lokalet e ndërtesat përreth. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. 

Lexo përditësimet tjera
Policia e Kosovës

Dy të lënduar nga zjarri që përfshiu një pikë shitjeje të fishekzjarreve në Prizren

Dy persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një pikë shitjeje të mjeteve...