Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një banesë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen ” Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete. Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.

Ai shtoi se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.