Kronikë

Gjendet një trup në një objekt në Prishtinë

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Një trup i pajetë është gjetur në një objekt në Prishtinë të premten. 

Policia e ka tërhequr trupin dhe e ka dërguar për obduksion. 

Nuk dihen rrethanat në të cilat vdiq viktima. 

“Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një  trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në  një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.