Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një predhë artilerie në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur të dielën dhe ekipet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e kanë bërë tërheqjen e saj.
“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka dal njësia për deminim të FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit (predhë artilerie)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.