Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Zubin-Potok

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një person është pa shenja jete në një shtëpi banimi në Zubin-Potok, në fshatin Veli Breg, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, Policia bëri me dije se kanë marrë informacionin nga Qendra e Mjekësisë Familjare, e në vendngjarje kanë dalë autoritetet policore dhe zjarrfikësit.

Rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me datën 23.12.2024 stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, kanë njoftuar stacionin policor në lidhje me një informatë për një person që dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut. Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën e cila ndodhej e shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin policor.