Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Suharekë

Policia e Kosovës

Një person është gjetur i vdekur në Suharekë në mbrëmjen e të dielës. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është njoftuar nga urgjenca e Suharekës, për rastin rreth orës 19:50.
Sipas dyshimeve të para, viktima Sh.M. (1983) është gjetur nga familjarët i varur në banesën e tij.  

“Më datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë.  Policia me të arritur ka marrë informatën se bëhet fjalë për Sh. M. (1983), mashkull, i cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para, viktima është gjetur nga familjarët i varur në banesën e tij në Suharekë.  Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.