Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës njoftoi se të dielën është gjetur pa shenja jete një person në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se informata është pranuar në orën 18:00, e vdekja e viktimës mashkull, i lindur në vitin 1983, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ekipet policore në koordinim me prokurorin janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t'i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.