Kronikë

Gjendet i vdekur një çift në bjeshkët e Junikut

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Dy persona janë gjetur të vdekur të hënën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se vdekja e çiftit është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, e aty kanë dalë edhe ekipet e tjera relevante. 

“Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes, vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Dyshimet e para thonë se vdekja është shkaktuar nga rryma elektrike, ende s’është e konfirmuar. Janë bashkëshortë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha KOHËS se trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.


Kryetari i komunës reagon pas vdekjes së çiftit në bjeshkët e Junikut

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas vdekjes së çiftit në bjeshkët e Junikut.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave, të cilët ishin ndërmarrës.

“Juniku do t'i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar ai.

Dy persona janë gjetur të vdekur të hënën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Sipas Policisë, dyshimet janë që vdekja e tyre është shkaktuar nga energjia elektrike.

LEXO EDHE: