Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një burri në Prishtinë, i cili thuhet se është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij. 

Rastin në Polici e ka lajmëruar djali i viktimës. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, babai i tij është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.