Kronikë

Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Clinton”

Shiriti i policise

Foto ilustrim

Një burrë është gjetur i vdekur në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë pas orës 18:00 të së mërkurës. 

Policia ka thënë se viktima është një 57-vjeçar dhe se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij sapo kanë shkuar në vendngjarje. 

Policia ka nisur hetim mbi vdekjen për të zbardhur rrethanat për rastin. 

“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin "Bill Klinton"  në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Policia.