Kronikë

Gjendet i vdekur në vend pune një person në Gjakovë

Policia

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në Gjakovë. Policia ka njoftuar se rasti është raportuar në mëngjesin e të shtunës. 

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

“Gjakovë  09.11.2024 - 07:55. Është raportuar se në vendin e tij të punës  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.