Kronikë

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë

Policia

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Dresnik të Klinës të premten. 

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. 

Policia po e heton rastin. 

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.