Kronikë

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Gjilan

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete në rrugë të shtunën një person në Gjilan. 

Policia në raportin 24-orësh ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Gjilan / 19.10.2024 – NN. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.