Mbi fshatin Zhur të Prizrenit, në malin Polevica, dyshohet se është gjetur trupi i dekompozuar i Behanir Gavazajt, që ishte raportuar i zhdukur nga shtatori i 2022-s.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha KOHËS se trupi i viktimës është gjetur i varur me litar në një lis nga një qytetar.
“Rastit iu kanë përgjigjur patrullat policore të Stacionit Policor në Prizren, së bashku me hetuesit kujdestarë dhe aty shihet personi, mashkull, trupi i dekompozuar. Dëshmitari e ka hasur trupin e pajetë rreth orës 10:30 dhe e ka raportuar në nënstacionin policor në Zhur. Pas ekzaminimit të provave në vendngjarje, dyshohet se trupi i pajetë i përket viktimës Behanir Gavazaj”, deklaroi ai.