Kronikë

Gjendet i gjallë 61-vjeçari që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia

FOTO: Ilustrim

Është gjetur i gjallë 61-vjeçari që u raportua si i zhdukur dje në Prevallë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, 61-vjeçari kishte dalë për ecje në natyrë me bashkëshorten mbrëmjen e së mërkurës, por kishte rënë në një humnerë pesë metra thellë. Ai u gjet po atë ditë pak para orës 00:00.

Kishte lëndime sipërfaqësore. Është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim.


Njoftimi i Policisë:

Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në  Prizren,  është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte  në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.

Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga  vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963 .

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët  policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si  dhe familjarët e të zhdukurit.

Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar.