Është gjetur edhe trupi i nënës që dyshohet të jetë vetëmbytur në ujërat e lumit Buna.
Trupi i pajetë u gjend në fshatin Pentar, rreth 11 km larg trupit të djalit të vogël. Familjaret janë thirrur për të identifikuar trupin e viktimës.
Në mëngjes, në anën e malit, në afërsi të fshatit Zues, u gjet trupi i djalit 3-vjeçar. Disa kilometër më larg, në Dajlan, u gjet të hënën trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa të dielën u gjet trupi i vajzës tjetër.
Dyshohet se gruaja, në gjendje të rënduar psikologjike pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, ka marrë vendimin të hidhet në lumin Buna, duke i marrë jetën dhe tre fëmijëve të mitur. Sipas dosjes hetimore dhe dëshmive, ajo kishte zbuluar së fundi tradhtinë bashkëshortore, pasi 31-vjeçari kishte nisur një raport intim me një vajzë disa vite më të re.
Ndërkohë, burri i dyshuar u la sot në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës, si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas dhe fëmijëve. /TCH
Edhe trupi i djalit 3-vjeçar është gjetur të martën në lumin Buna, në afërsi të fshatit Zues në Shkodër, ka njoftuar Agjencia Kombëtar e Mbrojtjes Civile, derisa kërkimet po vazhdojnë për trupin e nënës së tij.
Trupat e dy fëmijëve të tjerë janë gjetur ditë më parë, e ata dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna pas dhunës nga babai, raportoi TCH.
I dyshuari është arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes.
Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, ngushëlloi familjarët për këtë rast, derisa i ka falënderuar strukturat pjesëmarrëse në këtë aksion kërkimi.
“Sapo morëm lajmin që u gjet edhe fëmija i vogël dhe shpresojmë që së shpejti të gjejmë edhe viktimën e fundit të kësaj tragjedie dhe operacioni do të mbyllet. Do të jemi këtu deri në gjetjen e turpit të nënës së fëmijëve”, u shpreh Angoni.