Kronikë

Gjendet e zhdukura në Prizren, po bashkëjetonte me dikë – arrestohet i dyshuari

Zhdukje

Foto-ilustrim

Gruaja e cila është raportuar e zhdukur më 6 dhjetor në Prizren, është gjetur, ka njoftuar të dielën Policia.

Sipas raportit policor, viktima është gjetur duke bashkëjetuar me të dyshuarin. 

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq për viktimën thuhet se është dërguar për ekzaminim mjekësor.