Një grua raportohet se ka vdekur të enjten në Shtërpcë.
Sipas Policisë afër saj është gjetur një revole.
Për rastin, i cili është cilësuar si “vetëvrasje e dyshuar” thuhet se janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një revole. Lidhur me rastin janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.